Zbardhen detaje të reja dhe thellohet skandali i rrugës Milot-Balldre, ish deputeti nxjerr fakte të rënda: Kjo kompani do të pastrojë para të pista

0
388

Ish deputeti i PD, Agron Shehaj e cilëson Kontratën e koncensionit të rrugës Milot-Balldren si një aferë korruptive. Në një reagim në rrjetet sociale, Shehaj shkruan se kompania ANK nuk plotëson kushtet e kontratës, pasi duhet të investojë 52 milionë euro,  kur ka vetëm 4 milionë kapital.

“Kontrata e koncensionit të rrugës Milot-Balldren është kontratë mashtruese. Kompania ANK ka marrë përsipër të paguajë 52 milionë euro nga kapitali i saj, kur ka vetëm 4 milionë euro kapital. Kompania ka premtuar që me ketë kapital minimal do të marrë edhe 70 milionë euro të tjera kredi nga bankat dhe 19,5 milionë euro financim nga furnitorët (!).

Ose ANK ka fryrë kostot në një skemë tipike korrupsioni, ose do pastrojë para të pista në këtë projekt, ose të dyja bashkë. Një gjë është e sigurt: kompania nuk e ka kapitalin për të cilin ka mashtruar në kontratë dhe ky mashtrim duhet hetuar menjëherë”, shkruan Shehaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here