Google search engine
Home Politike Parlament Raporti i KE, Rudina Hajdari i bën festën e papritur Bashës e...

Raporti i KE, Rudina Hajdari i bën festën e papritur Bashës e Kryemadhit: Do rriten përpjekjet për…

0
520

Kryetarja e grupit parlamentar demokrat Rudina Hajdari deklaroi sot në Kuvend se në fokus të këshillit kombëtar të integrimit europian do të jetë bashkëpunimi politik ndërpartiak dhe forcimi i grupeve të interesit.

“Viti 2018 ka qenë sfilitës për procesin e integrimi të Shqipërisë. Pas rekomandimit të pakushtëzuar për hapjen e negociatave erdhën përfundimet e BE i cili parashikon kushte të qarta. Komisioni i integrimit i kushton vëmendje bashkëpunimit politik, rritjen e transparencës dhe nxitjen e një dialogu konstruktiv.

Në këtë kuadër këshilli ka marrë në shqyrtim dokumente të rëndësishëm dhe rekomanduar gjetjet dhe rekomandimet kryesore. Struktura negociatore ka qenë në fokus të këshillit. Këshilli është i angazhuar që përfshirja e shoqërisë civile të forcohet më tej.

Këshilli kombëtar do të vijojë veprimtarinë e tij në forcimin e grupeve të interesit, nxitjen e dialogut politik dhe përmbushjen e detyrimeve të anëtarësimit

Do të rriten përpjekjet për konsultime dhe bashkëbisedim me të gjithë grupet e interesit”, deklaroi Hajdari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here