Google search engine
Home Politike Drejtesi KLGJ zbardh prapaskenat e SPAK, gjithçka sipas shembullit kroat, ja 14 emrat...

KLGJ zbardh prapaskenat e SPAK, gjithçka sipas shembullit kroat, ja 14 emrat e gjyqtarëve që do vendosin për fatin e pushtetarëve të korruptuar

0
497

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zbardhur prapaskenat e ngritjes së Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion. Ky institucion ka dërguar në Kuvend raportin vjetor të punës dhe një rëndësi i është kushtuar SPAK. Struktura Antikorrupsion do të përbëhet nga 3 institucione, që janë Gjykata e Posaçme, Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, që do jetë polici gjyqësore e SPAK. Si KLGJ, ashtu dhe KLP janë duke punuar që të mos ketë asnjë vonesë për SPAK, ndërsa interesant është fakti se gjithçka po bëhet me monitorimin e ndërkombëtarëve dhe po ndiqet shembulli kroat. Në raport KLGJ ka bërë të ditur se mënyra se si po punohet për gjykatën dhe prokurorinë po bëhet sipas eksperiencës kroate dhe ka një bashkëpunim KLGJ-KLP që gjykata e prokuroria të ngrihen në të njëjtën kohë. “KLGJ po angazhohet në krijimin e Gjykatës së Posaçme për Gjykimin e Veprave Penale të Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila është jo vetëm një detyrim ligjor prioritar pas ngritjes se KLGJ, por vjen si domosdoshmëri për arritjen e rezultateve te shpejta dhe të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të cilat qëndrojnë në krye të listës së prioriteteve për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Këto prioritete kërkojnë jo vetëm struktura të posaçme, por edhe specializimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në këtë kuptim bazuar edhe në eksperiencat e rajonit (si p.sh. Kroacia) një koordinim domethënës po kryhet edhe me Këshillin e Larte të Prokurorisë”, thuhet në raport. Kroacia është vendi i fundit që u anëtarësua në BE dhe shembujt e luftës ndaj korrupsionit aty janë mbresëlënës. Janë dënuar ish-kryeministra dhe qindra zyrtarë të lartë. Fakti që KLGJ e KLP po ecin sipas shembullit kroat, është sinjal se ora e arrestimeve po afron dhe te ne.

Gjyqtarët

Ndryshe nga Prokuroria e Posaçme, gjykata do të përbëhet nga anëtarët e Krimeve të Rënda. Mjafton që ata të shfaqin interes dhe të marrin pëlqimin e familjarëve dhe kalojnë automatikisht aty. Në raport tregohet se janë 22 emra që kanë shfaqur interes. “Bazuar në ndryshimet Kushtetuese, të cilat kërkojnë transformimin e Gjykatave të Krimeve të Renda në Gjykata të Posaçme që Gjykojnë vepra penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, KLGJ ka nisur procesin e caktimit të përkohshëm të gjyqtarëve pranë këtyre gjykatave, duke kërkuar nga gjyqtarët aktualë dhënien e pëlqimit të tyre dhe familjareve për te vijuar konkurrimin për emërimin në këto nivele. Për Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Renda të gjithë gjyqtarët kanë dhënë pëlqimin e tyre (14 nga 15 gjyqtarë). Ndërkohë që nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, nga 11 gjyqtarë, 8 kane shprehur pëlqimin deri me tani. Emërimi i këtyre gjyqtarëve në Gjykatën e Posaçme do te kryhet pas kalimit te procesit te rivlerësimit kalimtar nga ana e tyre”, thuhet aty.

Emrat

Nga 15 anëtarë të Krimeve të Rënda në Shkallën e Parë, kanë shfaqur interes vetëm 14, pasi Dritan Hallunaj është pjesë e KLGJ. Fillimisht Shkalla e Parë ka më shumë rëndësi, pasi ajo do vendosë për fatet e pushtetarëve të korruptuar. Gazeta ka siguruar emrat e 14 anëtarëve që pritet të emërohen në SPAK. Deri më tani disa e kanë kaluar vetingun dhe sinjalet janë që brenda verës të nis lufta antikorrupsion. Mes emrave ka shumë gjyqtarë që kanë marrë vendime të rëndësishme sa i takon krimit të organizuar, pasi kanë dënuar banda kriminale.

Kliti Topalli

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here