Humbi gishtat e dorës në protestën e opozitës, efektivja e Shqiponjave ‘i mbyll gojën’ Klevis Balliut (Publikohet mesazhi+foto)

0
421

Mbrëmjen e djeshme, emisioni Opinion fokusi ishte dhuna e ushtruar nga ana e ish-deputetëve ndaj efektivëve të policisë në ambientet e brendshme të drejtorisë së Tiranës. Nga ana tjetër, ish-deputetët, pavarësisht pamjeve flagrante, pretenduan se të dhunuarit ishin ata.

Pjesë e debatit është bërë edhe efektivja e Shqiponjave Ina Nuka e cila muaj më parë humbi gishtat e dorës si pasojë e një kapsolle që u hodh nga një prej protestuesve të opozitës.

E indinjuar nga çfarë po thoshte Klevis Balliu në emision, efektivja i ka dërguar një mesazh përmes analistes Anila Basha e cila ka lexuar gjithçka live.

Mesazhi shoqërohej me këtë pamje të dorës së efektives, që neësbomb.al po e publikon të pacensuruar.

“Përshendetje. Po ju ndjek live ne emision. Më bëri përshtypje shumë diskutimi juaj. Dhe desha t’i thoja ish deputetit Klevis Balliu se Daniel Drobaj (protestuesi që hodhi kapsollën në drejtim të oficeres) po bën 6 muaj burg për këtë foto që po ju dergoj dhe jo se po proteston për të drejtat shqiptarëve”, shkruante Ina Nuka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here