Edhe Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri ka rënë pre e objektivit të kamerës që ka filmuar bisedat e tij private me politkanët shqiptarë.
Luigi Soreca doli sot në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, por gjatë eventit, ai për një moment ka nxjerrë telefonin nga xhepi i brendshëm i xhaketës dhe ka hapur aplikacionin e mesazheve ËhatsApp.
Kamera e televizionit ABC Neës e ka fokusuar këtë moment duke zbuluar edhe një pjesë të mesazheve që Soreca ka shkëmbyer me Ramën, dhe jo vetëm.
Ambasadori i BE-së në Tiranë përveç kreut të qeverisë duket se komunikon edhe me ministrin e Jashtëm Gent Cakaj, Sekretarin e Kryeministrit, Engjëll Agaçin.
Rama duket se i dërgon Sorecës një lloj Raporti në gjuhën angleze ku flitet për Lulzim Bashën dhe Fatmir Mediun.
“…Basha do të humbiste mbështetjen e ndjekësve të tij më të fortë”.
Më pas në tekstin anglisht përmendet edhe Fatmir Mediu, i cili ka shprehur idenë e shtyrjes së zgjedhjeve me 6 muaj.
“4. Mediu u ndal në lidhjet ndërmjet Ramës dhe krimit të organizuar dhe korrupsionit: e vetmja mënyrë për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme ishte që të shtynin zgjedhjet (me gjashtë muaj) dhe të fokusoheshin në kushtetut…”.
Soreca i përgjigjet italish me fjalën “Çmenduri”
“E pe?” – ia kthen Rama?
Në pjesën e fundit është vështirë të kuptohet se çfarë i shkruan Soreca.


