Arratiset krahu i djathtë i Moisi Habiljat në Itali, Sabahudin Çela shpallet në kërkim ndërkombëtar

0
557

Një nga anëtarët e grupit Habilaj është rishpallur në kërkim pasi është arratisur nga drejtësia italiane. Gjykata e Krimeve të Rënda i kishte dërguar letër-porosi për ta njoftuar për gjyqin në Tiranë, por shtetasi Sabahudin Çela nuk është gjetur në banesë. Një nga anëtarët e grupit të Habilajve është rishpallur në kërkim pasi ka thyer masën e sigurisë të dhënë nga gjykata e Katanias në Itali. Sabahudin Çela nuk është gjetur në “arrest shtëpiak” ku mbahej me byzylyk elektronik dhe për pasojë policia e ka shpallur tashmë në kërkim ndërkombëtar. Gjykata e Krimeve të Rënda i ka dërguar letër-porosi për ta njoftuar për seancën, por njoftimi i tij ka qenë i pamundur pasi i pandehuri nuk është gjetur ne adresë. Një problem i ngjashëm me mos mbërritjen e letër porosisë nga Gjykata e Krimeve të Rënda është konstatuar edhe për Nezar Seitin, i ashtuquajtur financieri i Habilajve. Sipas gjykatës, Seitit nuk i ka mbërritur njoftimi pasi ndodhet në “arrest shtëpie” dhe së fundmi ai ka ndërruar banesën. Dështimi i dy letër-porosive u bë shkak për shtyrjen për herë të katërt të gjyqit për grupin e Habiljave në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku seanca e radhës u caktua me datë 11 qershor. I vetmi anëtar i grupit që po gjykohet në Shqipëri, është Armando Koçerri, i cili gjatë seancës së djeshme gjyqësore ka kërkuar mos lejimin e kamerave në seancë për shkak të problemeve që kanë shfaqur familjarët e tij në Vlorë. Sipas Koçerrit, fëmijët kanë shfaqur probleme psikologjike, ndërsa gjykata u shpreh se në seancat e ardhshme do të merret vendimi për këtë kërkesë. Gjykata e Katanias në Itali po gjykon anëtarët e grupit Moisi Habilaj, Florian Habilaj, Armando Sulaj, Meridian Sulaj, Nezar Seitaj, Fatmir Minaj, Trigrens Mëzyrajm dhe Sabuadin Çelaj. Prokurori Antonio Bonono kërkoi dënimin më të lartë për Moisi Habilaj me 18 vite e 8 muaj burg, 12 vite e 4 muaj për Meridian Sulaj, 6 vite për Nezar Seitaj dhe pezullimin e gjykimit në gjendje të lirë për Fatmir Minaj.

Hetimet

Ndër provat që prokuroria ka paraqitur në gjykatë, janë disa fashikuj përgjimesh, procesverbalet e disa parcelave të kultivuara me drogë dhe të asgjësuara nga policia, si dhe ngarkesa prej 4 ton drogë të sekuestruar në fshatin Babicë. Si prova janë përdorur edhe disa përgjime të autoriteteve italiane, ku sipas tyre, i konsideruari si drejtuesi i grupit, Moisi Habilaj, flet me një shtetas italian, në lidhje me një rast të trafikut me peshkarexhën “Fatima”, ku ndër të tjera, ai i përmend faktin se një polic i ka shpjeguar se nuk duhet t’i afrohen ujërave greke dhe të presin atje. Kujtojmë se në dosjen në ish-ministrit Tahiri, peshkarexha “Fatima” është përmendur dhe për të argumentohej fakti se është futur në territorin shqiptar dhe nuk është kapur nga radarët, kjo sipas tyre, sepse grupi në fjalë ndihmohej nga policia. “Ky mjet ka qenë nën përgjim ambiental nga autoritetet italiane dhe në datën 6 maj të 2015-ës, ka hyrë në mesnatë në ujërat e territorit shqiptar. Gjatë këtij momenti është identifikuar nga një prej radarëve që ishte harruar ndezur, sepse tre të tjerët kanë rezultuar të fikur. Pasi është dhënë sinjali për hyrjen e këtij mjeti, i cili rezulton të ketë kaluar vetëm pak metra në ujërat greke, policia kufitare ka bërë kontrollet dhe për të identifikuar se çfarë ishte ky mjet, ka shkuar një grup me në krye personin nën hetim në të njëjtën dosje, Sokol Boden. Ky i fundit, i është larguar drejtësisë, pasi është në masë sigurimi “Arrest në burg”. Pas kontrollit, është bërë identifikimi i mjetit, por nga ky grup, është thënë se ishte një tjetër peshkarexhë që kishte dalë më herët në lundrim dhe tashmë ishte kthyer, kështu ka kaluar pa u identifikuar ky mjet lundrues i cili është mbushur me kanabis nga vetë Moisi Habilaj”, ka thënë prokuroria disa kohë më parë.

Elvis Myrta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here