Zgjidhi krizën politike në Shqipëri në 2017, ‘rikthehet’ ofruesi i paketës McAllister+, ky është mesazhi i fortë që ka për Bashën, Ramën dhe Kryemadhin

0
388

Ish-negociatori i krizës politike të vitit 2017, David McAllister u bën apel palëve politike të gjejnë një zgjidhje për krizën politike në vend. Pyetur nëse duhet të shtyhet data 30 qershor, politikani i lartë gjerman thekson se “une nuk jam mazhoranca e as opozita”, ndërsa tubimet, per te cilat opozita akuzohet per dhune, i quan normale për një vend demokratik. “Protesta në demokraci është diçka normale. Dhe sigurisht qeveria dhe opozita kanë këndvështrime të ndryshme. Ne kemi lirinë e fjalës dhe të shprehjes, të kuvendimit. Në botën demokratike kjo është shumë mirë. E rëndësishme është që në demokraci të gjitha protestat të bëhen në mënyrë paqësore”, tha ai për A2 CNN. Ndërsa pyetur se si do të ishin zgjedhjet pa opozitën, ai u përgjigj: “Unë mendoj që zgjedhjet janë të mira kur të gjitha partitë politike janë të përfshira dhe marrin pjesë në zgjedhje. Por, gjithsesi, ka shumë gjëra në politikën e brendshme shqiptare që nuk do doja t’i komentoja me detaje.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here