“Policia më shoqëron me shtatë truproja dhe dy makina të blinduara’’, njihuni me jetën anormale të gazetarit italian pasi nxori sekretet me detaje të mafies

0
416

Roberto Saviano është një ndër ata gazetarë që e ka vërtetuar se në disa raste mund të jetë një profesion shumë i rrezikshëm për jetën.

 
Ai ishte vetëm 26 vjeç në vitin 2006, kur publikoi librin “Gomorra”. Në këtë libër Saviano tregonte deri në detajet më të vogla për organizatën famëkeqe kriminale Gomorra me seli në Napoli të Italisë.
 
Brenda një kohe shumë të shkurtër libri i tij u shit në të gjithë botën. Ky libër fitoi vëmendje në gjithë botën, por  edhe tek anëtarët e këtij grupi mafioz.
 
Gazetari është kërcënuar disa herë me vdekje  dhe për këtë arsye është nën mbrojtje të vazhdueshme të policisë.
 
Por, Saviano nuk është tërhequr pas, ai ka vazhduar të flasë kundër krimit të organizuar dhe problemeve tjera të jetës moderne.
 
Kujtojmë këtu se Gomorra është themeluar qysh në shekullin e 17-të dhe asokohe udhëhiqte me Napolin, qytet ky ku Saviano ka lindur në vitin 1979.
 
Gazetari trupin e parë të pajetë e kishte parë kur ishte vetëm 13 vjeç derisa po shkonte në shkollë. Disa ditë më vonë, babai i tij që me profesion është mjek, e kishte mësuar të gjuaj me revole.
 
Ai pasi u diplomua filloi të punojë si fotograf dhe puna që bënte ishte të fotografonte dasmat e anëtarëve të Gomorra.
 
Në këtë mënyrë, ai shumë shpejt arriti t’i afrohet mafiozëve dhe organizatës së tyre. Kështu Saviano do të kuptonte se kjo organizatë jo vetëm kontrollon Napolin, por edhe që arkëtojnë miliona me kontrabandë dhe punë tjera të kundërligjshme.
 
“Gomorra” arriti të bëhet një libër shumë i kërkuar, duke shitur kështu mbi 10 milionë ekzemplarë në gjithë botën.
 
Sot Roberto Saviani është ndër më të kërkuarit nga mafia. Në një intervistë dhënë se fundmi ai ka thënë:
 
Pak ditë pas botimit të librit, në kutinë postare të nënës time erdhi një zarf me fotografinë time dhe revolen në kokë me mbishkrimin, i dënuar. E në një mbrëmje gala gjatë vitit 2006 kishte zbuluar emrat e disa anëtarëve të mafies, ku si rezultat policët e pritën para hyrjes së ndërtesës ku po zhvillohej eventi për ta përcjell në stacionin e policisë me veturë të blinduar. I pyeta sa do të zgjasë, më thanë katër ditë”. Po të kisha shitur 10 mijë ekzemplarë të librit nuk do të ishte ndonjë problem. Nuk është njëjtë sikurse në rastin e Iranit dhe Afganistanit.  Gjatë tetë viteve të fundit kudo që udhëtojë pas vetes kam shtatë truproja të trajnuar dhe dy vetura të blinduara. Jetojë në barakat e policisë apo edhe në dhoma anonime të hoteleve, kurse rrallë herë i kalojë mbi shtatë ditë në të njëjtin vend.’’
Në vitin 2011 ai u vendos në Nju Jork ku shpresoi se do të bëjë një jetë paksa më normale. Por, atij vazhdonte t’i rrezikohej jeta, dhe derisa jepte mësim në fakultetin e Nju Jorkut u kërkoi studentëve të mos flisnin kurrë asgjë për të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here