Chelsea e fiton Ligën e Evropës për herë të dytë në histori, pasi turpëron Arsenalin në finale

0
424

Chelsea e ka fituar Ligën e Evropës për herë të dytë në histori të klubit, pasi e mundi bindshëm 4:1 rivalin londinez, Arsenalin në finalen e 2019-es të mërkurën në Baku. Eden Hazard me dy gola, të cilat mbase janë të fundit në fanellën e kaltër në karrierën e tij, Olivier Giroud dhe Pedro nga një herë e frymëzuan skuadrën e Maurizio Sarrit drejt triumfit në Evropa Ligë në sezonin e parë të italianit në stolin e Chelseat. Ndërkohë, për Arsenalin, për të cilin Granit Xhaka luajti titullar e Shkodran Mustafi u la në stol, humbja në finale përbën zhgënjim të dyfishtë pasi përveç se nuk ia doli ta fitojë trofeun, skuadra e Unai Emery dështoi ta sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, të cilin kishte dështuar ta bënte përmes top katërshes në Premierligë. Ky është trofeu i dytë i Chelseat në Ligën e Evropës brenda gjashtë vjetësh, pas atij në vitin 2013.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here