Gazetari Blendi Fevziu ka publikuar sot një foto të rrallë të pasaportës shqiptare të viteve 30’, në të cilën jepeshin dhe 5 këshilla për këdo që e mbante. Fevziu shkruan se këto këshilla vlejnë dhe sot, pasi ato janë shumë aktuale. “Mahnitese 5 keshillat qe shkruheshin brenda pasaportes shqiptare ne vitet ‘30. Dhe sllogani i fundit. Aktuale ne te gjitha kohet”, shkruan Fevziu. Në pasaportë lexohet se u bëhej thirrje qytetarëve që të donin sa më shumë vendin e tyre dhe të mos ta braktisin atë duke u larguar në mërgim.
