Pas publikimit të disa pamjeve nga zv.kryeministri Erion Braçe i cili nxori nga arkivat e vitit 1996 pamjet e socialistëve të gjakosur e masakruar, fotografi Agim Rama risjell në vëmendje një tjetër foto.
Bëhet fjalë për gazetarin e kronikës së zezë, Bardhok Lala, i cili siç shkruan fotografi Rama u hodh në një pusetë te liqeni, si të ishte ‘një qen i ngordhur’.
“E gjetën kalimtarët dhe në shtëpinë ku e kishin strehuar, bashke me Preç Zogajn, nuk e njohëm për njeri. Në spital kishim frikë ta dërgonim se mos ia bënin si Remzi Hoxhës. Le të flasë Preçi”, shkruan Rama teksa fton Preç Zogajn i cili mesa duket ka qenë dëshmitar i kësaj ngjarjeje të rëndë.
