Deputeti i opozitës së re shkon në burg, zbulohet ‘ i forti’ i Tiranës që takoi

0
421

Kujtim Gjuzi është një prej deputetëve të rinj në Parlamentin shqiptar pas dorëheqjes masive të deputetëve të PD-LSI. I ftuar në “Top Talk”, ai tregoi se pak më herët kishte vizituar në burg një personazh të njohur të vitit ’97, Nehat Kullën.

Ky i fundit, është i njohur edhe si i forti i Tiranës në vitin e mbrapshtë 1997. Por përse ka vizituar Nehat Kullën në burg, deputeti dhe Kryetar i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi?

“Sapo vi nga burgu i Fushë-Krujës, ku kam bërë vizita qeli më qeli dhe i burgosuri i parë që takova ishte Nehat Kulla. Vajta atje, sepse kisha një informacion me ushqimin, korrupsionin atje. Por nuk më rezultoi kështu, sepse e pashë vetë”, u shpreh ai, duke shtuar se “Nehat Kulla ishte personi i parë që takoi, sepse ai ishte i sëmurë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here