‘Allahu Akbar’, tifozët thirrje ekstremiste në ndeshje, merren masa urgjente nga Antiterrori (Video)

0
378

Gjatë ditës së djeshme në ndeshjen mes Tiranës dhe Laçit, grupi i “Tirona Fanatics” kanë brohoritur në kor ‘Allahu Akbar’.E parë si diçka e paprecedent veprimi i tifozëve ka nisur nga ana e Antiterrorit marrja e masave.

Sipas informacionit deri më tani është proceduar penalisht 23-vjeçari me iniciale M.M.

Kujtojmë që ditën e djeshme klubi kryeqytetas fitoi pastër 1-3 kundër kurbinasve.

Ndërkohë grupimi “Tirona Fanatics” prej javësh kanë munguar në tribunat e stadiumit në shenjë proteste kundër drejtuesve të klubit, por ditën e djeshme ata kanë qenë prezent në ndeshjen shumë decizive kundër Laçit.

Një numër i jo i vogël tifozësh udhëtuan drejt Laçit për të mbështetur ekipin e tyre në një takim shumë vendimtar për qëndrimin në Superiore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here