“Dosja 339 ka gjithsej 700 CD”, Murrizi përplaset me Arta Markun: Po t’i kishte Sinan Hoxha do kishte bërë goxha lekë (E plotë)

0
413

Kryeprokurorja e Përgjithshme Arta Marku prezantoi sot në Komisionin e Ligjeve raportin e Prokurorisë për vitin 2018, ku pati debate mes anëtarëve.

Kryeprokurorja Arta Marku tha se iu ka kërkuar prokurorëve të hetojnë sa më shpejt dosjet 339 dhe 184, të cilat  tronditën skenën politike , ndërsa shtoi se shumë shpejt pritet rezultate konkrete në pjesën e vendimmarrjes mbi përmbajtjen e tyre.

Sipas saj, dosja 339 ka gjithsej 700 CD, ndërsa deputeti nga radhët e PD-së, Myslim Murrizi ironizoi deklaratën e Markut ku tha se me këto përgjime të kryera nga Prokuroria është sfiduar edhe ish-Kinostudioja.Pjesë nga debati:

Arta Marku: Sa i takon pyetjes se bosëve te krimit, prokuroria e përgjithshme nuk ka atribur, mund t’i drejtohen Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Për dosjet e përgjimeve, janë në hetim. Nëse do kishte vendimmarrje do ishte marrë vesh. Ka problematike  dhe janë mbajtur zvarrë.  Çështja 339 po hetohen nga dy prokurorë. Shumë shpejt do ketë vedimmarrje e do bëhet publike. Po ashtu edhe 184 është e njëjta situatë dhe do ketë një vendimmarrje. U kam kërkuar prokurorëve të hetojnë shpejt. Për çështjen 339 janë 700 cd të patraskriptuara. U kam kërkuar prokurorëve të hetojnë dhe të kenë një vendim për çështjet që kanë tronditur politikën.

Myslim Murrizi: Me këto përgjime ia paskeni kaluar edhe kinostudios. Me këto 700 cd po t’i kishte Sinan hoxha do kishte bërë goxha lekë. Keni përgjegjësi që me firmën tuaj ka shkuar për në KLP një ish-bashkëpunëtor i sigurimit?

Arta Marku: Për 700 cd e pazbardhura, janë shumë është e vërtetë. Sapo kam marrë ndjeni të problematikes kanë ndërhyrë sipas ligjit. Është mbajtur nën hetim në disa kohë.  Kjo çështje ka shume volum dhe prandaj është volumi i madh pune. Janë regjistruar emrat e parë për hetim e që nuk kane lidhje me zgjedhjet por për trafikim kriminal . E njëjta gjë edhe për dosjen tjetër 184.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here