Zgjedhjet e 30 qershorit, antari i bordit zbulon bashkitë ku do të konkurojë Bindja Demokratike

0
332

Në studion e Fax News, antari i bordit të Bindjes Demokratike Fabian Topollaj ka shpjeguar se arsyeja e krijimit të Bindjes është për të jetë një mundësi e re dhe një zgjidhje ndryshe për të gjithë shqiptarët. Duke u shprehur se ka ardhur në kohën e duhur si parti,  sipas Topollajit kjo parti nuk është krijuar për shkak të posteve, pasi që shumica e anëtarëve kanë qenë njerëz të angazhuar politikisht, por për të sjellë ndryshime.  Ndërkohë i pyetur se nëse Bindja është një vend i mërive, ku janë mbledhur figura me hatërmbetje ndaj PD-së Topollaj thotë se një gjë e tillë nuk është e vërtet. Përsa u përket zgjedhjeve të 30 qershorit nëse BD i ka numrat e nevojshëm për të marrë pjesë në zgjedhje, Topollaj shprehet se: “Ne do të hyjmë në në pjesën dërrmuese të bashkive, mirëpo ndryshimi i vetëm është që nuk do të kandidojmë në ato bashki ku ka kandidatë të djathtë apo kandidatë të pavarur me qëllimin për të mos ndarë vota. Ne kemi vendosur t’i japim mbështetje këtyre kandidatëve dhe nëse ata nuk e kërkojnë me qëllim për të rritur forcën opozitare kundër kësaj qeverie. Ne do të hyjmë në zgjedhje  përballë një dinosauri shumë të madhë, të rrezikshëm siç është Rilindja. Do të dëshironim shumë që në fushën e lojës të ishin të dy aktorët, pra edhe Partia Demokratike, gjithësesi edhe në këtë mënyrë unë mendoj se duhet vlerësuar iniciativa jonë si parti e re.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here