“Zarife Hasanaj humbi jetën përpara stërvitjes”, shefi i ushtrisë letoneze zbardh detajet

0
668

Leitnant Gjenerali Leonids Kalnins, shefi i shtabit i ushtrisë në Letoni, ka treguar për Top Channel rrethanat e incidentit të rëndë në Kamp Adazi, ku humbi jetën ushtarakja shqiptare Zarife Hasanaj dhe u plagosën dy të tjerë.

I pyetuar nëse incidenti ndodhi gjatë trajnimit apo gjatë një misioni real për demontimin e minave të vërteta, gjenerali është shprehur: “Ka ndodhur përpara trajnimit të vërtetë. Trajnimi ishte i përbashkët me kontigjentin polak të një kompanie tankesh. Ata po tentonin të realizonin një qitje reale të ngjashme me situatë lufte. Ekipi shqiptar po përgatiste zonën nga ku më pas do të zhvillohej trajnimi në bazë të specifikave të caktuara”.

Gjithashtu ai shtoi: ”Ne i marrim shumë seriozisht çështjet e sigurisë gjatë trajnimeve. Të gjithë ushtarakët, përfshi ata shqiptarë janë të mirëtrajnuar pasi ka procedura standarde për ata që përfshihen në misionet e heqjes së minave. Ne i besojmë të gjitha ato mjete që përdorim në trajnime. 1 në 10 milionë është probabiliteti për të ndodhur diçka e tillë. Është një ngjarje për të adhur shumë keq dhe ngushëllimet e thella shkojnë tek ushtarakët shqiptarë. Unë besoj se ushtarakët shqiptarë janë ndjekës besnikë të të gjitha rregullave dhe për të ekzekutuar me përgjegjësi detyrat. Këto trajnime përfshijnë ushtarakë të 9 shteteve të ndryshme. Ndodhin çdo ditë. Kompanitë e tankeve zhvillojnë ushtrime taktike për specialitetin e tyre, ndërsa skuadra IOD që është nga Shqipëria kanë detyrat e tyre në fushëbetejë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here