Përplasja tek Unaza e Re, policia tregon sa efektivë janë plagosur

0
378

Katër punonjës policie janë plagosur gjatë tubimit të sotëm tek Unaza e Re. Kështu deklaron Policia e Shtetit, e cila bën me dije se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu i ka vizituar në spital. “Gjatë tubimit të paligjshëm zhvilluar sot në mesditë në aksin kryesor rrugor në zonën e Unazës së Re, një grup protestuesish kanë goditur me sende të forta duke plagosur 4 punonjës policie, 3 nga forcat ‘Shqiponja’ dhe 1 nga FNSH.Efektivët e Policisë po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Në orët e pasdites policët e lënduar i vizitoi në spital Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe drejtues të larte të PSH”, deklaron zyrtarisht Policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here