Ka përfunduar seanca e sotme gjyqësore në ngarkim të Klement Balilit, i etiketuar si “Eskobari i Ballkanit”.
Gjykata e Krimeve të Rënda dënon me 10 vite burg Klement Balilin.
Balili përfitoi nga gjykimi i shkurtuar. Ai u vetëdorëzua disa muaj më parë, pas 3 vitesh arrati.
Balili u shpall fajtor për akuzat ‘Trafikim i lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim dhe moskdeklarim, fshehje ose deklarim të rremë të pasurisë” “Pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale”.








































