Bebushi mbretëror erdhi në jetë, babai i Meghan bën deklaratën befasuese për nipin

0
365

Ditën e djeshme, dukesha e Sussex, Meghan Markle, solli në jetë fëmijën e parë të saj dhe Princ Harry-t dhe bebushi mbretëror u kthye në kryefjalën e mediave.

Gjatë një interviste ku tregonte se ndihej si në qiellin e shtatë, Princ Harry tha se ata po mendoheshin ende për emrin, ndërkohë që të gjithë janë në pritje të fotos së parë të të voglit.

Teksa të gjithë presin me kuriozitet të madh, ishte babai i Meghan Markle ai që i ka habitur të gjithë me deklaratën për nipin e sapolindur. Duket se ai i ka lënë pas të gjitha konfliktet me të bijën dhe shprehet i lumtur për ardhjen në jetë të nipit.

“Jam shumë i lumtur të dëgjoj se nëna dhe fëmija janë mirë. Jam shumë krenar që nipi im është një pjestar i monarkëve britanikë dhe jam i sigurtë që do të rritet për ti shërbyer në mënyrën e duhur kurorës dhe qytetarëve anglezë, me dinjitet, përulësi dhe nder. Zoti e bekoftë fëmijën dhe i uroj shëndet, lumturi, dhe urimet më të mira për vajzën time të dashur, dukeshën Meghan dhe Princin Harry dhe Zoti e ruajttë mbretëreshën!”- tha babai i Meghan për “The Sun”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here