Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka folur pas takimit me Përfaqësuesen e Lartë të BE, Federica Mogherini në Berlin, duke thënë se ka deklaruar që pa u hequr taksa nuk ka dialog. “I thashë Mogherinit se nuk ka vazhdim të dialogut pa e hequr taksën. Nuk do të ketë dialog mes nesh dhe shqiptarëve, nëse nuk e heqin taksën. Ju nuk do ta shihni këtë film”, tha presidenti serb. “Ata e mbajtën atë gati për gjashtë muaj. Ne biseduam për çështje bilaterale, çështje të rëndësishme. Ne biseduam për problemet e eksportit të çelikut por është e sigurt se ekonomia serbe është duke ecur para me hapa të mëdha”, u shpreh presidenti i Serbisë. Ndërsa sa i përket samitit, ai tha se nuk pret diçka e madhe të ndodhë. “A do të kemi sukses në të ? Nuk jam optimist.”, tha Vuçiç.












































