Kërkon votat për t’u bërë presidente në Maqedoni, Siljanovska: Do martohesha me shqiptar

0
443

Do të jenë votat e shqiptarëve që do të përcaktojnë presidentin e ri të Maqedonisë së Veriut. Gordana Siljanovska ndodhet në një situatë të vështirë pasi jo vetëm se është kandidate e VMRO për presidente, një parti problematike krashi shqiptarëve, por edhe sepse kundërshtari i saj në garë ka arritur të sigurojë mbështetjen e BDI-së, partisë më të madhe shqiptare në shtetin fqinj.

Në një intervistë për ‘Almakos’, Siljanovska ka mohuar akuzat se është ‘albanofobe’, madje deklaroi se mund të ishte martuar edhe me shqiptar, për shkak se shumë prej shoqërisë së saj janë pjesë e kësaj etnie.

“Nuk besoj se qarqet shqiptare thonë se jam albanofobe. Këtë gjë mund ta vërtetoje partia në pushtet (BDI). Pasi edhe sot kam funksionar të lartë nga kjo parti ku unë jam mentore në studimet e tyre të doktoraturës. Ata mund të tregojnë se si është raporti im ndaj tyre. Të mos flas për studentët shqiptarë, të mos flas për miqtë e mi shqiptarë, disa prej tyre madje edhe kanë jetuar në shtëpinë time. Termin albanofobe e përdori një funksionar i lartë i LSDM-së. Unë kam mundur që edhe të martohem me shqiptar, duke e pasur parasysh se fëmijërinë dhe shoqërinë e kam me shqiptarë”, është shprehur Siljanovska.

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të zhvillohet më 5 maj. Në garë janë Gordana Siljanovska dhe Stevo Pendarovski.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here