Google search engine
Home Aktualitet Pritej të ekstradohej për në Shqipëri, si iu arratis autoriteteve britanike vrasësi...

Pritej të ekstradohej për në Shqipëri, si iu arratis autoriteteve britanike vrasësi shqiptar (EMRI+DETAJE)

0
395

Shqiptari Hektor Mahmutaj, 43-vjeç, i dënuar me 25 vite burg në mungesë për vrasjen e një fermeri në Shqipëri, ka shfrytëzuar lirinë me kusht dhe është zhdukur në Britani.

43 vjeçari, i cili është futur vite më parë Mbretërinë e Bashkuar i fshehur në një kamion, kërkohet në Shqipërinë, pasi u dënua me 25 vite për vrasjen e një fermeri në Fier, Gentjan Jahaj, në korrik të vitit 1997

Në tetor të vitit të kaluar gjyqtari Tan Ikram vendosi në gjykatën e magjistratëve në Ëestminster se Mahmutaj duhet të ekstradohet në Shqipëri.

Megjithatë, pavarësisht se Mahmutaj kishte një varg dënimesh në Britani, duke përfshirë posedimin e armëve të zjarrit, ai e liroi atë me kusht.

Rasti i ishte referuar sekretarit të brendshëm Sajid Javid për një vendim përfundimtar sepse Mahmutaj është një shtetas jo-BE.

Javid mbështeti vendimin në fund të vitit të kaluar, duke hapur rrugën për ekstradimin.

Që nga ajo kohë Mahmutaj nuk është shfaqur dhe ka shkelur kushtet e lirimit me kusht. Vendndodhja e tij aktuale nuk dihet.

Mahmutaj është dënuar për vrasje, por e mohon akuzën. Pritet që ai të përballet me një rigjykim, sepse gjyqi i tij fillestar u mbajt në mungesë të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here