Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ka shpalosur detaje rreth platformës së opozitës për krijimin e qeverisë tranzitore. Në emisionin ‘Java’ në RTSH, Bardhi sqaroi se opozita nuk do të bëj asnjë propozim për ministrat, siç ndodhi në qeverinë teknike të zgjedhjeve të përgjithshme të 2017-ës.
“E para që Partia Demokratike nuk do të bëjë është propozimi i ministrave të qeverisë tranzitore. Ministrat duhet të jenë figura me integritet dhe te painkriminuar, që gëzojnë bësimin e të gjitha palëvë. Dhe sigurisht Edi Rama nuk do të drejtojë qeverinë tranzitore”.
Bardhi bëri edhe dallimin mes qeverisë tranzitore dhe asaj teknike, duke marrë si shembull Ministrinë e Brendshme. “Në vërtetë kishim Ministrinë e Brendshmë, por drejtori i Policisë së Shtetit ishte person politik. Ai merrte urdhëra nga Rama dhe jo nga ministri”, nënvizoi Bardhi.
Edhe kryetari Basha deklaroi dje , se PD e ka gati dokumentin për krijimin e qeverisë tranzitore, që do të diskutohet në ditët në vijim me grupet e interest.