“Si ta pranoj” titullohet kënga më e re e Fjolla Morinës, të cilën e ka sjellë në një bashkëpunim me Valon Bytyçin. Kjo këngë është një baladë e cila është një dedikim për ish-të dashurin e saj që nuk jeton më.
Fjolla Morina në klip është shfaqur e veshur komplet me të zeza dhe në një moment të klipit ajo viziton dhe varrin e tij.
Rreth dy vite më parë, u përfol se Fjolla ka qenë në një marrëdhënie me personin që humbi jetën si pasojë e një atentati në Sukth.
Kujtojmë se Fjolla në një intervistë në “Edicionin Veror” në Abc Neës ka thënë diçka në lidhje me humbjen e ish-të dashurit të saj:
Kur Olsa e pyeti nëse është e zhgënjyer nga dashuria, këngëtarja u përgjigj:
“E zhgënjyer, ndoshta nga jeta, zoti ti merr njerëzit më të dashur dhe ky është zhgënjimi më i madh. Nuk është zhgënjim kur dikush largohet se nuk do të rrijë me ty.”










































