Policia dhe Prokuroria prej datës 9 prill, kur ndodhi grabitja në Rinas ka vijuar me hetimet dhe duket se është në gjurmët e autorëve. Sipas informacioenve sot mësohet se unofrmat blu kanë arrestuar 4 persona, të cilët dyshohet se kanë lidhje me supergrabitjen.
Mësohet se tre prej tyre janë bashkëpunëtorë ndërsa njëri prej të arrestuarve dyshohet se ka marrë pjesë në grabitje. Policia ka ushtruar kontrolle të shumta në Elbasan, Fushë-Krujë dhe Tiranë. Nga Policia dhe Prokuroria ende nuk janë dhënë detaje për personat e arrestuar, por pritet që shumë shpejtë të kenë një komunikim zyrtar, ku do të bëhen publik dhe emrat.









































