Google search engine
Home Aktualitet 4 të arrestuar për grabitjen në Rinas, Klodiana Lala nxjerr emrin dhe...

4 të arrestuar për grabitjen në Rinas, Klodiana Lala nxjerr emrin dhe zbulon detajet e forta

0
464
Gazetarja Klodina Lala shprehet se dy personat e ndaluar në Elbasan janë pjesë e grupeve kriminale që operojnë në këtë qytet. Lala sqaroi po ashtu se Klement Cala është një nga të dyshuarit e policisë për grabitjen, por nuk ka ndonjë provë për të.
“Mendohet se dy të arrestuarit janë të afërm të eksponentëve të rëndësishëm në Elbasan. Megjithatë nuk kanë lidhje me Klement Calen [i dyshuar nga policia si një nga autorët e grabitjes]. Çala po mbahet nën vëzhdimin e prokurorisë për faktin se dyshohet se ishte pjesë e grabitjes së vitit 2017. Me vrasjen e Muratajt, prokuroria iu rikthye dosjeve te vjetra. Gjithashtu, pjesë e grabitjes kanë qenë 3 grupe kriminale, ku njëri është nga qyteti i Elbasanit dhe një tjetër me qëndër në Fushë-Krujë”, sqaroi Lala që nuk i bëri publik emrat e dy personave të ndaluar nga Policia e Elbasanit për shkak të sekretit hetimor.
Informacioni paraprak:
Policia dhe Prokuroria prej datës 9 prill, kur ndodhi grabitja në Rinas ka vijuar me hetimet dhe duket se është në gjurmët e autorëve.  Sipas informacioenve sot mësohet se unofrmat blu kanë arrestuar 4 persona, të cilët dyshohet se kanë lidhje me supergrabitjen.
Mësohet se tre prej tyre janë bashkëpunëtorë ndërsa njëri prej të arrestuarve dyshohet se ka marrë pjesë në grabitje. Policia ka ushtruar kontrolle të shumta në Elbasan, Fushë-Krujë dhe Tiranë. Nga Policia dhe Prokuroria ende nuk janë dhënë detaje për personat e arrestuar, por pritet që shumë shpejtë të kenë një komunikim zyrtar, ku do të bëhen publik dhe emrat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here