U zgjodh në krye të grupit të demokratëve, Rudina Hajdari thumbon Bashën dhe bën premtimin e madh në Kuvend: Do jemi alternativë!

0
446

Kryetarja e grupit parlamentar të deputetëve të rinj të Partisë Demokratike në Kuvend, Rudina Hajdari është zotuar sot në foltore se grupi i ri i PD do të ndryshojë sistemin politik dhe do të mbështesë punën për Reformën Zgjedhore. Hajdari tha se grupi i ri është kundër ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008.                     

“Do përfaqësojmë demokratët që duan të përfaqësohen nga ne në parlament. Do denoncojmë skandalet e qeverisë, do prezantojmë një alternativë për Shqipërinë e të nesërmes. E para Reforma Zgjedhore, dhe ndryshimin e sistemit. Do përpiqemi që ta ndryshojmë sistemin tonë të kalbur politik, dhe kakistokracisë. Na duhet një sistem politik më i denjë. Do mbështesim Reformën Zgjedhore. Ky grup parlamentar është kundër ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008. Ato sollën degradimin e cilësisë së institucioneve. Do gjejmë çdo lloj mënyre dhe formule të përshtatshme, nga deputetë që janë të zgjedhur nga populli dhe kryetarët e tyre. Jemi të hapur për diskutim publik. Do shohim kush është sistemi më i pasur. Kjo është kauza jonë e vetme.”, u shpreh Hajdari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here