Google search engine

    ‘Opozita e re’/ Zyrtarizohen grupet parlamentare, surprizon LSI me vendimin e minutave të fundit (Emrat e kryetarëve)

    0
    421

    Zyrtarizohen grupet parlamentare të deputetëve që vijnë nga listat e LSI dhe PD.

    Mësohet se grupi i pavarur i deputetëve të rinj të PD, ka zgjedhur si kryetare deputeten Rudina Hajdari, ndërsa nga LSI është zgjedhur  Nimet Musai.

    Më herët Partia Demokratike ka deklaruar se nuk mund të përdorin emrin e kësaj force, pasi emrat që kanë pranuar mandatet janë përjashtuar.

    Ndërsa deputetët nga listat e LSI-së e kanë quajtur grupin e formuar ‘Të Pavarur’.

    Në seancën e sotme plenare opozita e re ka kërkuar interpelancë, me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj lidhur me grabitjen e  Rinasit.

    Ndërkohë që në Kuvend pritet që të bëjnë betimin edhe deputetët e radhës e rinj të opozitës.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here