Trashëgimtarja e ‘Top Channel”, Lori Hoxha është një nga fashion blogeret më të ndjekura në Instagram ku numëron mijëra fansa dhe poston shpesh foto nga përditshmëria apo nga eventet.
Ditën e djeshme Lori ka treguar se ka nisur pushimet e po relaksohet pas studimeve të cilat po i kryen në Londër.
Mirëpo në këtë foto ka rënë në sy komenti i Luanës e cila është bërë xheloze për Lorin dhe i kërkon të mos postojë më foto nga pushimet.
“O Lor mos e tepro kaq shumë zog”, i shkruan Luana e cila aktualisht ka nisur punën për projekte të reja.
