Ish-Miss Shqipëria, Egla Harxhi së fundmi në një intervistë ka treguar mbi jetën e saj private dhe se si ka ndryshuar jeta e saj, pasi u bë nënë. Djali i saj Luxifer është 15 muajsh dhe Egla ka treguar se babi i tij, fotografi francez Alexandre de Basseville, nuk jeton me ta. Më tej Egla ka treguar: Alexandre më ka thënë se detyra ime, ajo që mbaj mbi shpatulla, më bën të mos kem një jetë normale. Unë e pranova se as unë nuk jam normale. Kur morëm vendimin për të qenë bashkë, ai ma bëri të qartë se familja e tij ka një protokoll të fortë, që është, detyra mbi të gjitha.”Po ashtu ajo ka thënë se Alexandre nuk është një baba normal, që mund t’i ndërrojë pelenën të birit. Më pas ajo ka vazhduar duke thënë: Është në udhëtime, vende të ndryshme të botës. Gjatë këtij viti 6 muaj nuk kemi qenë bashkë. Alexandre nuk ishte as gjatë lindjes së djalit. Unë i thashë, nuk është detyra jote fare dhe nuk doja të ishte aty. Unë e kam marrë përgjegjësinë 100% për jetën familjare.’’Kujtojmë këtu se disa kohë më parë Egla Harxhi ishte në një lidhje treshe me fotografin francez dhe një vajzë me emrin Alesia. Madje një deklaratë e Eglës bëri mjaft bujë, pasi tha se ata të tre bënin seks të shfrenuar dhe shpesh bezdisnin komshinjtë me zhurmat që bënin.