Zjarri shkatërroi katedralen e Notre Dame në Paris, por struktura e jashtme “do të shpëtojë” thonë autoritetet franceze ndërsa flakët ende vazhdojnë.
Mbi 400 zjarrfikës po luftojnë që të vënë flakët nën kontroll.Sipas autoriteteve, çatia dhe veprat e brendshme kanë marrë dëme fatale dhe të pakthyeshme.Në fotogaleri ju mund të shihni pamjet e sapodala nga pasojat brenda katedrales.
Gjithsesi struktura metalike si dhe ajo e fasadës së gurtë po reziston dhe do të shpëtojë, në kuadër të një rindërtimi që do të jetë gjithsesi i vështirë.