“Shtëpi e mjaft veprave të artit dhe arkitekturës”/ Frikë për fatin e thesareve të paçmuara që ndodhen brenda Notre Dame

0
368

Ndërtesa 850-vjeçare e Notre Dame është shtëpi e punëve të paçmuara të artit, statujave dhe relikeve fetare.

Të hënën në mbrëmje, teksa katedralja e Notre Dame në Paris luftonte me flakët, zjarrëfikësit nga ana tjetër u përpoqën të shpëtonin objektet e çmuara që ndodhen brenda saj.

Katedralja 850-vjeçare është shtëpi e mjaft veprave të paçmuara të artit, arkitekturës, instrumenteve muzikore, statujave, zdrukthëtarisë dhe relikeve religjioze.

“Nuk bëhet fjalë për një relike, një pjesë qelqi, por për të gjithën” u shpreh Barbara Drake, kuratore e lartë e Muzeut Metropolitan të Artit Mesjetar, me degë në New York.

“Është vetë shpirti i Parisit, por ajo që po ndodh nuk vlen vetëm për francezët. Për të gjithë njerëzimin, Notre Dame është një prej monumenteve më të mëdha të qytetërimit”.

Ministri francez i kulturës, Frank Riester, publikoi në Twitter foto të evakuuimit, ndërsa kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo, tha se shumë vepra arti dhe relike fetare janë shpëtuar. Ndërsa puna për shpëtimin e këtyre veprave të artit vijon, fati i shumë sendeve të tjera mbetet i panjohur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here