Zbardhen detaje të reja lidhur me të shkuarën e Admir Murataj, i cili sipas policisë mbeti i vrarë pas grabitjes me armë dhe maska më 9 prill në pistën e aeroportit të Rinasit.
Në një intervistë për mediat, vëllai i tij, Cen Murataj tregon se Admiri ka studiuar për pedagogji dhe ka punuar në Shqipëri si mësues.
Ai vijon se si gjithë shqiptarët, pasi emigroi në Greqi bashkë me të shoqen, me të cilën ka katër fëmijë, ka punuar si me zanate si murator.
“Admiri ka qenë mësues, ka studiuar për pedagogji. Kur iku më pas në Greqi siç emigruan shumë shqiptarë, bashkë me nusen, e kam gjetur atje në një shtëpi që pikonte gjatë natës dhe ka punuar si murator. Ngaqë ishte shumë profesionist në këtë drejtim mori një magazinë, një supermarket për mirëmbajtje, pastaj se si erdhi ç’ekuilibrimi… Çekuilibrimin e tij familja e kam mësuar në 2014, ishte momenti që erdhi nga Greqia, më tha shumë drejtë, vëllaçko Greqia për mua ka marrë fund, është bastarduar, turpëruar te autoritetet greke, 15 ditë hetim ka ra 16 kg në peshë, familjarët nuk e kanë njohur si njeri. Hetimet në Greqi kanë qenë gjithmonë i akuzuar, aty ka filluar historia, ka ardhur në Shqipëri ka pas jetë familjare tepër normale, korrekt, pa asnjë problemi’, shprehet Cen Murataj.