Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sot ‘arrest me burg’ për 16 qytetarë të arrestuar në protestën e 13 prillit. Këta persona janë arrestuar gjatë dhe pas protestës së thirrur nga opozita.
Ndërkohë, për 21 persona të tjerë të arrestuar, prokuroria ka kërkuar masën ‘detyrim paraqitje’.
Zyrtarë të Partisë Demokratike kanë akuzuar Policinë e Shtetit dhe ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, se po shkel të drejtat e njeriut duke arrestuar protestuesit pa asnjë provë dhe pa asnjë shkak.








































