Cen Murataj, vëllai i Admir Muratajt, ka pritur sot në shtëpinë e tij në Prezë gazetarët për të folur edhe njëherë për grabitjen e bujshme të Rinasit.
Ceni tha se vëllai i tij kur jetonte në Shqipëri ka patur një jetë krejt normale, pas ikjes në Greqi nisi punë si murator dhe lodhej shumë për të siguruar jetesën e tij dhe të familjes.
Mirëpo, në vitin 2014, sipas të vëllait, Admir Murataj u çekulibrua për shkak të viteve të gjata të hetimit në Greqi, ku ai ishte gjithnjë nën akuzë, edhe pse nuk u dënua asnjëherë.
PYETJE- PËRGJIGJE?
NDRYSHIMI I ADMIR MURATAJT
Për herë të parë cekulibrimin familjar e kam mësuar në vitin 2014, momenti kur erdhi nga Greqia. Më tha drejt, vëllacko për mua Greqia ka marrë fund. 15 vjet hetim ka ra 16 kile në peshë. Të gjitha ishin akuza, s’kishte dënime. Aty ka filluar historia. Në Shqipëri ka pasur jetë tepër normale, jetë familjare, njeri korrekt, pa probleme.
IDENTITETET E ADMIR MURATAJT
Mund të them se mbi 20 identitete mund ti kem kaluar unë, për të marrë një asistencë në Europë, një ditë e bëja Hasan, një ditë Skëndërbe, një ditë Gjergj Kastriot, për qëllime përfitimesh.
SI E MËSOI LAJMIN E VRASJES
E kam mësuar nga Opinion, por kur jepte moshën, 25- 30 vjecare thoja nuk është e vërtetë. Në 6 të mëngjesit në drejtorinë e Policisë kam ardh, s’më kanë dhënë asnjë informacion. Kanë shoqëruar nusen e Adit. I thashë nëse kërkoni identifikim, s’ka nevojë AND e prova se vëllain tim e njof.
Unë nuk kam asnjë informacion deri tani nga policia.
TAKIMI I FUNDIT ME TË VËLLAIN:
Bashkëshortja e me fëmijët ka jetuar gjithmonë në Tiranë. Admiri ka qenë nga 2015 e mbrapa thjesht një emër që e degjonim në tv ose lajme e kur shkonim në gjykatë. S’kemi pasur asnjë lloj telefonate, kontakt. Asgjë.
Nuk e di ku ka qendruar, policia mund ta thotë. Për ne ka qenë hije, gjithë këto kohë. Shoqërinë e Admirit kurrë s’kemi pas kontakte, kontaktet më të shpeshta janë me këta që thonë se janë të akuzuar për grabitje të njëpasnjëshme, kjo ka qenë lidhja me ish-shoqërinë e tij.
ME KË KA QENË NË GRABITJE?
Nuk kam informacion.
PËRSE IU DESHËN KAQ SHUMË PARA?
Kjo më mundon shumë. Kam biseduar dhe me policinë për cështje hetimore. Flitet, 2 mln, 5, mln, 7 mln. Unë kam ngrënë e pirë me vëllain tim, kurrë prej tij s’kam marrë 5 cent të vjetra. Secili ka qenë me familjen e tij, me biznesin e tij.
Këtu është e habitshme. Këtu del ajo pangopja te shtëpia që kushton disa miliona euro. Po këtë duhet ta studioni ju.
Sot ka qenë një ditë pushim dhe ua kam kushtuar juve. S’kemi pasur kohë të gjejmë as ish shokun, as ish grabitsin as ish mikun. Më qan zemra, deri në këtë moment kemi pas hall ta përcjellim vëllain tonë.
Unë për sekuestron e Prokurorisë asnjëherë s’e kam kthyer kokën mbrapsh, në biznesin tim më janë marrë 9 automjete pa asnjë element krimi. Cfarë duhej të coja për të ardhurat, unë i kam deklaruar në polici.
Nëse kapen, ose e duan për bujë, sikur po bëjnë një punë, le ti sekuestrojnë të gjitha. Edhe pantallonat jam gati t’ia jap prokurorisë. Kurrë nuk jam bashkëpunëtor i Prokurorisë. Qajmë hallet por jo bashkëpunëtor, për bashkëpunëtor është burgu.
ADMIR MURATAJ KA MARRË PARA VETËM, I KA NDARË ME TË TJERËT?
Dijenia ime është nga policia, prokuroria.
Bashkëpunëtorët e drejtësisë, kanë pranuar vetë, kanë dorëzuar një pjesë parash. E kanë pranuar si vepër.