Gent Cakaj, ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, vijon ndryshimet që dikasterin që drejton. Kështu lëvizja e rradhës e Cakajt është ndryshimi në trupin diplomatik, por edhe në strukturën drejtuese të Ministrisë së Jashtme. Tashmë lëvizjet do të prekin drejtuesit e lartë të institucionit por edhe ambasadorët.
Sekretari i përgjithshëm Gazmend Barbullushi është propozuar ambassador i Shqipërisë në Spanjë. Pritet që pozicionin vakant të lënë bosh nga Barbullushi ta plotësojë diplomati i karrierës, Armand Skapi. Ky i fundit pritet të kryesojë grupin e punës për ndryshimin e ligjit për diplomacinë, ndërkohë që ka qenë pjesë e grupit të negociatorëve për marrëveshjen e detit me Greqinë.