Garantor i grupit të “Habilajve”? Krimet e Rënda bëjnë lëvizjen e radhës për Saimir Tahirin

0
386

Gjykata për Krimet e Rënda cakton 19 qershorin, si datë të seancës së parë gjyqësore ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Ish-ministri do të përballet në gjykatë me akuzat: “Trafikimi i narkotikeve”, ne bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grup i strukturuar  kriminal”.Sipas Prokurorisë për Krimet e Rënda, Tahiri ka qenë garantor i grupit të “Habilajve” në trafikun e drogës. Në të njëjtin proces janë të pandehur edhe tre ish zyrtarët e lartë të Policisë së Vlores, Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergji Kohila, ende të pa arrestuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here