Zbulohet kontejneri i mbushur me kokainë në Maltë me destinacion Durrësin, shikoni si ishin maskuar pakot, vlera e tyre kapte shifra rekord

0
347

Kapet në portin e Maltës një sasi kokaine me destinacion Shqipërinë.

droga

Mediat vendase raportojnë se sekuestrimi i kokainës me vlerë 10.3 milionë euro është bërë nga Departamenti i doganës, teksa policia zbuloi në total 91.25 kg kokainë të fshehur brenda tre kontejnerëve në Freeport.

Sipas policise, droga u zbulua teksa po skanoheshin kontejneret. Pas dyshimeve te para, nisi aksioni me detaje dhe brenda tyre ishin maskuar pakot me kokaine.

kokaine_1

Nga hetimi rezultoi se kontejneri i parë dhe i tretë kishin mbërritur në Maltë nga Amerika e Jugut dhe do të vazhdonin rrugën drejt Durrësit, në Shqipëri. Ndërsa kontejneri i dytë, gjithashtu nga Amerika e Jugut, do të nisej drejt Selanikut të Greqisë.

Nga peshimi, doli se në kontejnerin e parë kishte 20 pako kokaine me peshë 24 kg në vlerë prej 2.7 milionë euro, në të dytin ishin 40 paketime me peshë 48 kg në vlerë 5.4 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here