Soreca dhe Biba: Udhëzimet e miratuara nga KQZ përfaqësojnë rekomandimet e OSBE, veting edhe për financat e partive politike

0
389

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, përshëndeti udhëzimet e miratuara ditën e djeshme nga KQZ lidhur me financimet e partive. Në një postim në Tëitter, Soreca shkruan se udhëzimet e miratuara dje nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve krijojnë një ndjekje proaktive të rekomandimeve të OSBE-ODIHR për financimin e partive politike. “Tre udhëzimet e miratuara sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përfaqësojnë zbatimin proaktiv të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it lidhur me financimin e partive politike. Miratimi i këtyre akteve nënligjore përfaqëson hapin e parë pozitiv në drejtimin e duhur. Tani, ato duhet të pasohen me një përpjekje më të gjerë nga ana e partive politike për të garantuar zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, që në disa raste nuk kërkojnë amendamente ligjore të kodit zgjedhor dhe mund të çohen përpara nga qeveria në bazë të kompetencave të saj”, u shpreh Soreca.

Nga ana tjetër, nsënkryetari i KQZ, Denar Biba tha se do të ketë veting edhe për financat politike. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai u shpreh se KQZ ka miratuar një proces të nisur dy vite më parë e cila ka të bëjë me verifikimin e financave dhe shpenzimet e partive politike. Biba deklaroi se ky proces është mbështetur nga ndërkombëtarët, duke theksuar se Parlamenti është vonë në lidhje me detyrat që i ka lënë OSBE. “Veting edhe për financat e partive politike! Vendimmarrja e sotme e KQZ për miratimin e udhëzimit për procedurën e kontrollit dhe verifikimit të financimeve dhe shpenzimeve të partive politike dhe fushatës zgjedhore, përdorimit të materialeve propagandistike dhe formateve të standardizuara të auditimit të fondeve dhe shpenzimeve nga partitë politike shënon një moment historik në cilësinë e zgjedhjeve shqiptare. Sot u kurorëzua një proces i nisur 2 vjet më parë dhe i mbështetur e nxitur fuqishëm nga partnerët tanë ndërkombëtarë, të cilët i janë gjendur në krah vazhdimisht administratës së KQZ dhe anëtareve të saj. Ndërsa Parlamenti dhe politika shqiptare është tashmë vonë në lidhje me plotësimin e detyrave të lëna nga OSBE-ODIHR”, tha Biba.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here