Gjykata ka dhënë sot vendimin për tre të akuzuarit për vrasjen e Marvi Mihalit, të riut të vrarë tre vjet më parë në Tiranë.
Mësohet se Devis Bitraj u dënua me 19 vjet burg, Eugen Bitraj me 12 vjet, Marsel Alla me 12 vjet, ashtu si edhe Kridesn Alla.
Eugen Bitraj, Marsel Alla dhe Kridens Alla i kishin kërkuar gjykatës t’i shpallë të pafajshëm, nëdrsa i pandehuri tjetër, Devis Bitraj kishte pranuar vrasjen kishte kërkuar ndryshimin e kualifikimit nga “vrasje me paramendim” në “vrasje në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme”, kërkesë që me sa duket është marrë në konsideratë nga Gjykata.