Ushtria në Rinas, Meta bën kërkesën urgjente për Shefin e Shtabit të Përgjithshëm

0
340

Presidenti i Republikës Ilir Meta i kërkon informacion Shefit të Shtabit të të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura pas vendimit të djeshëm të ministrisë së Mbrojtjes.

Mësohet se kreu i Shtetit ka kërkuar informacion nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, Bardhyl Kollçaku, se kush është baza ligjore të cilës i është referuar për të vendosur efektivët e Policisë Ushtarake dhe Batalionin e Forcave të Armatosura në perimetrin e sigurisë së aeroportin “Nënën Tereza”.

Kërkesën e ka bërë me dije zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, i cili ka thënë për mediat se pas marrjes së informacionit, kreu i shtetit do të mbaj një qëndrim publik për këtë vendim të Ministrisë së Mbrojtjes.

“Presidenti i Republikës i ka kërkuar zyrtarisht informacion Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçakut, mbi bazën ligjore të vendosjes së efektivëve të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura në perimetrin e sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza.

Pasi të ketë një informacion më të plotë mund të bëjë një reagim publik”, shprehet zëdhënësi i Presidentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here