Shpërthimi në Vlorë, kush është biznesmeni që i vunë eksploziv te dera e lokalit

0
345

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në një lokal në  lagjen “Rilindja” në Vlorë. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në orën 03:35 në lokalin që është në pronësi të Servet Zyberit. Nga shpërthimi nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale. Pronari i lokalit në polici ka deklaruar se nuk ka konflikte me asnjë person. Por policia po heton për konfliktet që mund të ketë pasur djali i pronarit mes disa persona të tjerë. Njoftimi i Policisë: Më datë 11.04.2019, rreth orës 03:35, në lagjen “Rilindja”, në afërsi të lokalit me pronar S.Z., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz por vetëm dëme materiale. Po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve si dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here