Deputetja opozitare, Rudina Hajdari reagoi ashpër kundrejt mazhorancës dhe raporteve që ata publikojnë për arritjet e qeverisë.
Ndërsa i quan “deputetë me lakun në fyt”, ajo shtroi pyetjen thelbësore nëse ato çfarë thuhen në raporte janë të vërteta.
Ajo, gjithashtu u ndal tek negociatat për në BE, Hajdari renditi disa fakte që sipas saj tregojnë se Shqipëria nuk është më mirë se më parë. Ajo solli në vëmendje rastin e Maqedonisë , për të cilën do të hapen negociatat vitin tjetër, ndërsa Shqipëria ka akoma detyra për të bërë.
“Ëndrrat janë bërë të vështira. Duhet të themi të vërtetën. Disa burokratë që kanë lakun në fyt dhe bëjnë një raport për Komisionit të BE. Po a janë të vërteta ato që thuhen? Vitin ne kaluar në 26 qershor. KE dha një deklaratë dhe na dha detyra kryesore për çeljen e negociatave. Raporti flet ndryshe. Tregon që kemi rezultate të jashtëzakonshme. Por a jemi vërtet ne po përfaqësuesit më të denjë të zgjedhur nga populli? Për mua jo”, ka deklaruar deputetja e opozitës.
Më tej Hajdari rikujtoi nga foltorja e Kuvendit edhe raportin famkeq të DASH, i cili nxori në pah problemet kryesore të Shqipërisë, që sipas Hajdarit janë të drejta dhe të prekshme nga çdo qytetarë shqiptarë.
Lidhur më këtë, Hajdari mori rastin e Eskobarit të Ballkanit, Klement Balilit. Sipas saj, ai është i preferuari i Prokurorisë, duke ia shtyrë seancat gjyqësore sa herë të dojë ai.
“Rasti më i papranueshëm është i Kelmend Balilit. Ai trajtohet si i preferuari i Gjykatës. Eskobari i Ballkanit, trajtohet kaq mirë nga prokuroria. Reforma në drejtësi. Edhe pse është etiketuar si arritje, nuk ka pasur asgjë të prekshme nga qytetarët. Nuk kemi parë as edhe një afat kohor përfundimtar për sistemet e drejtësisë.”, u shpreh ndër të tjera ajo.