Ronaldo nuk i mjafton Juves, Barcelona fitore “me gjak” në Manchester

0
395

Ajaksi dhe Juventusi u ndanë në një barazim 1-1 në sfidën e parë, të zhvilluar në Amsterdam. Për çudi, ishin talentet vendas që dominuan lojën me raste, por sfida në pjesën e parë u zhbllokua nga e vetmja goditje në kuadrat e Juves këtë mbrëmje.Zhoao Kanselo harkoi një top fantastik për Kristiano Ronaldon, që iu vodh mbrojtjes së Ajaksit, dhe shënoi duke u zhytur me kokë, në minutën e 45-të. Barazimi u vendos që në sekondat e para të pjesës së dytë, ku pas një gabimi në mbrojtjen e “Zonjës së Vjetër”, Neres mori topin dhe bëri ç’dëshironte në zonë, ku gjeti edhe golin përballë Sheznit. Me kalimin e minutave, Ajaksi pati dëshirë për të shënuar edhe të dytin, por shifrat mbetën të pandryshuara deri në fund të takimin. Në ndeshjen tjetër, Barcelona fitoi minimalisht 0-1 në fushën e Mançester Junajtid, ku ishte superiore përballë “djajve” me shumë mungesa, ndërkohë që nuk mungoi as një episod me Lionel Mesin, që u gjakos në minutën e 29-të, pas një ndërhyrje nga Smolling.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here