Reforma zgjedhore, deputeti i ri i LSI i jep goditjen e fortë Monika Kryemadhit: Ky është kushti im!

0
347

Deputeti i LSI, Ralf Gjoni nga foltorja e Kuvendit sulmoi kryeministrin Rama dhe tha se nuk mund të ketë reformë zgjedhore pa u diskutuar më parë sistemi zgjedhor. Ai tha se nuk është aty që të mbushë me numra komisionet, por për veprime konkrete.

ANdryshe nga sda shprehet Kyremadhi që  nuk ka negociata pa u larguar Rama nga qeveria, ai tha se është pro negociata,e dhe tryeze diskutimi për sistemin zgjedhor.

“Kryeministri mbajti një fjalim monolog dhe u largua nga salla. Kryeministri nuk gjendet këtu që të dëgjojë edhe mendimet e opozitës. Duhet ndarë hapja e negociatave nga kushtet që na janë vendosur. Hapja e negociatave është proces teknik që do të rrisë skanimin e të gjitha fushave nga Brukseli nga ekonomia te siguria. Të gjithë duhet të biem dakord, hapja e bisedimeve duhet të bëhet në qershor. Është dhënë një premtim nga vendet anëtare dhe mendoj se nuk duhet të ketë më asnjë lloj vonese. Do të doja t’u propozoja që në vijim të votojmë një rezolutë unanime që t’u bëjmë thirrje të gjitha parlamenteve të vendeve anëtare për hapjen e negociatave, Shqipëria e meriton. Shqiptarët janë populli më pro europian në rajon sot. Na shitet nga qeveria, që e përmendi edhe kryeministri që komisioni i reformës zgjedhore paska të bëjë me rekomandimet e OSBE-së, nuk është e vërtetë. Dakord ta zbatojmë, por komisioni që u fut në mënyrë klandestine me një bashkëkryetar vëzhgues me të drejtë vetoje, nuk funksion kështu. Duhet të hapet debati për reformën zgjedhore duke përfshirë të gjitha partitë dhe ne deputetët këtu. Zoti Gjiknuri unë personalisht nuk mbush vendet e një komisioni pa sens, unë propozoj që të ulemi dhe të diskutojmë objektin dhe të fusim diskutimin e hapur kombëtar për ndryshimin e sistemit zgjedhor, ky është kushti im për pjesëmarrjen në atë komision. Nëse ndodh kështu besoj që do të gjendet dakordësi edhe nga partitë jashtë në rrugë. Nuk mund të ketë reformë zgjedhore pa ndryshim sistemi”, tha Ralf Gjoni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here