Klement Zguri, kreu i KQZ-së në një deklaratë për mediat ka komentuar aktet e institucionit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, pak kohë para zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 30 Qershor sipas dekretiti të Presidentit.
Zguri është shprehur se të tre aktet I shërbejnë objektivave për rritjen e transparencës në fushatën zgjedhore që do të zhvillohen.
Deklarata e plotë:
Sot, Komisioni Qendor i Zgjedhjeve miratoi 3 akte nënligjore:
- Një “Për procedurën e kontrollit dhe verifikimit të financimeve dhe shpenzimeve të partive politike dhe fushatës zgjedhore”;
- Një “Për miratimin e formateve të standartizuara të raportit të auditimit të fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike gjatë vitit kalendarik, për fushatën zgjedhore dhe raportit të monitorimit të fushatës zgjedhore;
- dhe një “Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin nr.1, datë 31.05.2017 “Për përdorimin e materialeve propagandistike dhe vendet për afishimin e tyre gjatë fushatës zgjedhore”.
Të tre aktet i shërbejnë objektivit për rritjen e transparencën financiare të fushatave, duke plotësuar paketën ligjore për financimin e pative politike. Si të tilla, ato marrin rëndësi të veçantë, sepse përfaqësojnë një copë të mirëfilltë reforme, në një kohë kur politika është pushtuar nga impasi dhe palëvizhmërie. Reforma zgjedhore edhe këtë herë, mesa duket, nuk po shënon dot progres, por KQZ-ja po i adreson rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, brenda hapësirave dhe kompetencave që i njeh ligji.
Ne jemi të bindur, se zgjedhjet që vijnë do shënojnë përmirësim, si përsa i përket financimit, ashtu edhe përsa i përket transparencës financiare, falë këtij kuadri të ri ligjor dhe këtyre akteve që miratuam.