Asambleja e Prokurorëve ka zgjedhur Vate Stakën si anëtarin më të ri të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në vend të Antoneta Sevdarit, prokurores që u shkarkua nga Vettingu. Me 135 vota pro dhe 81 kundër, Staka u zgjodh anëtari i ri i KLP nga 230 prokurorët e pranishëm.