Arrestohet themeluesi i Wikileaks, Julian Assange. Mësohet se ai është arrestuar në ambasadën e Ekuadorit në kryeqytetin e Mbretërisë së Bashkuar.
Në raportin zyrtar të Policisë thuhet se oficerët zbatuan një urdhër-arrest për 47-vjeçarin. Operacioni për arrestimin e Julian Assange u ekzekutua mëngjesin e sotëm.