Zjarr ndaj Policisë/ Shokon Artan Hoxha dhe zbulon pse nuk u ndoqën hap pas hapi grabitësit

0
543

Gazetari, Artan Hoxha, i ftuar në studion e emisionit, “Repolitix” ka hedhur detaje mbi shkëmbimin e zjarrit mesa grabitësve dhe Policisë.

Sipas Hoxhës, grabitësit kanë hedhur granata në drejtim të Policisë që ka penguar edhe këtë të fundit në ndjekjen e menjëhershme të autorëve të ngjarjes.

“Nga informacionet që kam unë nga FNSH-ja kanë qenë grabitësit ato që kanë hapur zjarr fillimisht. Grabitësit kanë hedhur edhe dy granata ndaj policia nuk ka pasur mundësi ti ndjekë hap pas hapi grabitësit. Autorët e ngjarjes kanë pasur kallashnikov edhe granata ndërkohë që Policia ka pasur vetëm armë qitëse dhe jo granata. Pra në këtë lloj aspekti nuk kanë qenë në kushte të barabarata”,-tha Hoxha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here