Ka përfunduar takimi i zv/ndihmës Sekretarit të Departamentit të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer, me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.Takimi zgjati rreth një orë dhe u zhvillua me dyer të mbyllura në zyrën e Bashës.Pas përfundimit të takimit, Basha ka shoqëruar Palmer në derën e jashtme të selisë, teksa shoqërohej edhe nga ish-deputetët Aldo Bumçi dhe Oerd Bylykbashi. Politiko shkruan se Palmer nuk e ka kundërshtuar agjendën opozitare, por ka vlerësuar si te tepërt dhe të dëmshëm, në këndvështrimin e tij dhe të Washington-it , daljen nga Parlamenti. Kjo krijon një precedent të cilën ne nuk mund ta kufizojmë: nëse e pranojmë në Tiranë, ka shtuar zyrtari amerikan, duke përmendur rastet e Serbisë, Malit të zi etj., që mund të ‘imitojnë’ opozitën e Shqipërisë.
Si do ia bëni për zgjedhjet? ka qenë ‘pyetja e madhe’ e takimit Basha-Palmer. Kryeatri i opozitës i ka thënë aleatit amerikan se ai, Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar janë për konkurimin dhe janë të gatshme të futen në garë, sapo të krijone kushtet e konkurencës së ndershme. Mbetet gjithmonë përvetësimi i së njëjtës qasje, asaj të Ramës, përdorimi i elementëve të inkriminuar, parave të drogës, trysnisë së administratës, por unë iu premtoj se nuk do ta bëj kurrë këtë, mësohet t’i ketë thënë Basha Palmerit, sipas burimeve të Politiko.al.